26 Mars, 2021

“Kur do e nisni fëmijën e dytë?”- Bashkëshorti i Jona Spahiut i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, zbulon se…


Jona Spahiu vendosi që të bëjë një ndryshim të vogël me rubrikën e pyetjeve në Instagram.

jona spahiu

Moderatorja zgjodhi që këtë herë të mos e “shuante” ajo kuriozitetin e ndjekësve, por bashkëshorti i saj, Frenkli.

jona spahiu (9)

Me shaka, ajo e titulloi rubrikën “Jua zgjidh Frenkli”. Pyetjet ishin nga më të ndryshmet, mes të cilave edhe : “Të pëlqen që e ke gruan fytyrë publike? Të pengon?”.

jona spahiu (5)

Po pse? Se mos po del me fytyrën time ti, me tënden po del”,- u përgjigj Frenkli, duke treguar se nuk e ka aspak problem të ketë në krah një perosn që njihet publikisht.

jona spahiu (1)

Një tjetër ndjekëse pyeti: “Çfarë mendove kur pe Jonën për herë të parë?”.

Ah, çfarë mrekullie! Rash direkt në dashuri!”,- tha bashkëshorti i saj, duke shtuar edhe disa nota humori.

jona spahiu (5)

Kur erdhi radha e pyetjeve në lidhje me xhelozinë, Frenkli tha: “Ti (Jona) je shumë xheloze”, por moderatorja nuk ishte dakord me këtë përgjigje.

Kur do e nisni fëmijën e dytë?”, pyeste një tjetër, të cilit Frenkli iu përgjigj me shaka: “Në tetor të vitit tjetër”.

jona spahiu (6)

Frenkli dhe Jona janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Raiden.

jona spahiu (3)

Një tjetër detaj që doli në pah në këto video të shkurtra ishte edhe fakti se Frenkli e thërret me përkëdheli “nuse” Jonën.

jona spahiu (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al