26 Qershor, 2021

“Kur do të bëhesh mami për herë të dytë?”- Rudina Dembacaj jo vetëm që ka në plan të zgjerojë familjen, por zbulon edhe gjininë e bebushit që dëshiron të sjellë në jetë


Rudina Dembacajt i pëlqen që të zhvillojë herë pas here biseda virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

rudina dembacaj.JPG (1)

Pyetjet më të shumta që i bëhen aktores së humorit janë ato në lidhje me jetën private.

rudina dembacaj (4)

Rudina po shijon një histori të bukur dashurie me Mark Frrokun prej disa vitesh, ndërsa më 1 janar të këtij viti ata u martuan.

rudina dembacaj (1)

E pas martesës, kurioziteti i fansave të çiftit është nëse do të bëhen prindër.

rudina dembacaj (6)

Kur do të bëhesh mami për herë të dytë?”, e pyet një nga ndjekëset Rudinën, e cila përgjigjet: “Sa të ndjehem gati. Me vullnet të Zotit, sigurisht!”.

rudina dembacaj (3)

Por, përveç faktit se një fëmijë është në planet e çiftit, Rudina e ka të qartë edhe gjininë e bebit të dytë që dëshiron të sjellë në jetë.

rudina dembacaj.JPG (2)

Të pëlqen ta kesh vajzë fëmijën e dytë apo djalë?”, ishte pyetja që iu bë.

rudina dembacaj.JPG (3)

Vajzë! Motër për Vikin”,- u përgjigj moderatorja, e cila ka një vajzë që quhet Viktoria.

rudina dembacaj (9)

Ajo erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin, Aleksandër Vorfaj.

rudina dembacaj (11)

Ndërkohë, Marku është baba i katër fëmijëve, të cilët erdhën në jetë nga martesa me ish-gruan, që ka ndërruar jetë prej shumë vitesh.

rudina dembacaj (10) rudina dembacaj (8) rudina dembacaj (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al