26 Shkurt, 2021

“Kur do të martohesh?”- Ja si iu përgjigj Dojna Mema ndjekëses për planet e së ardhmes me Vlashent Satën


Dyshja poston shpesh oto e video që në rrjete sociale që pas daljes në publik si çift.

dojna mema vlashent sata (4)

Ditën e djeshme, moderatorja ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instastory dhe një ndër pyetjet ishte në lidhje me martesën.

Kur e ke në plan të martohesh?”- shkruante ndër të tjera ndjekësja.

Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri.

Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti.

Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,- u përgjigj Dojna.

dojna mema (1)

Një tjetër ndjekëse e pyeti nëse është e vërtetë që njerëzit e ekranit gënjejnë për lidhjet e tyre.

dojna mema (1)

Hey, ata që punojnë në ekran janë njerëz dhe jo ufo. Dashurojnë njëlloj si ju, hanë njëlloj si ju dhe shkojnë në tualet po njëlloj si ju.

Thjesht ne bëjmë një punë që është në syrin tuaj dhe jemi më të ekspozuar. Ky është i vetmi ndryshim!

Mirëkuptoj ata që fshehin lidhjet, sepse ka aq shumë njerëz të ligj vërdallë, që mezi presin të të prekin gjërat e tua më të shtrenjta. Ky është çmimi që paguan një njeri shumë i sinqertë”,- shkroi Mema.

dojna mema (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al