14 Nëntor, 2024

“Kur do të vijë bebi?”- Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësit: Tentova një vit më parë, por…


Aktorja Rudina Dembacaj,  një ditë më parë ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Fansat i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet por më pikantet ishin ato për zgjerimin e familjes të cilave Rudina nuk nguroi t’ju përgjigjet.

Teksa një fans e ka pyetur se ‘kur do vijë bebi’, aktorja e njohur ka treguar se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë, por mesa duket tashmë ka hequr dorë.

Me humor ajo shkruan se tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.

“Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.

Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse bezdiset nga këto pyetjet për bebin ku aktorja shprehet se është shumë e shëmtuar si pyetje por e di që njerëzit nisen nga dëshira e mirë.

“ A të bezdis pyetja për beb? Mua më është kthyer në makth dhe më vrasin fjalët e njerëzve se nuk kuptojnë.”

“Shumë e shëmtuar është si pyetje, por e di që nisen nga dëshira e mirë! Nuk bezdisem,” shprehet moderatorja.

Kujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al