Kjo është një lëvizje e zakonshme që ka efekt qetësues tek fëmija. Thithja e gishtit është rezultat i reflekseve normale të ushqyerjes me gji tek të gjithë të sapolindurit.
Gjysma e fëmijëve që thithin gishtin e tyre e heqin këtë zakon në muajin e gjatë ose të shtatë të jetës së tyre. Megjithatë, kjo periudhë mund të zgjatet dhe pse mund të ndërpritet ushqyerja me gji deri në moshën 2- vjeçare. Megjithatë, ka edhe raste të fëmijëve që vazhdojnë këtë zakon në një moshë më të madhe.
Këtu prindërit duhet të fillojnë të shqetësohen. Thithja e gishtit për një kohë shumë të gjatë mund të ndikojë në simetrinë e gojës dhe rritjen e dhëmbëve të fëmijës. Në këtë rast, duhet të kontaktoni dentistin, i cili do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për problemin.
Gjithashtu, kur flasim për fëmijë të rritur thithja e gishtit mund të fshehë faktorë të tjerë dhe arsye, si një problem i natyrës emocionale ose stresues. Sidoqoftë, në çdo rast, nuk duhet të qortoni ose ta kërcënoni fëmijën me dënim, sepse ai nuk do ta ndërpresë këtë zakon. Kështu ju krijoni më shumë ankth dhe pasiguri emocionale, dhe për këtë arsye një varësi më të madhe nga zakoni. /Psikologjia/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al