12 Qershor, 2021

“Kur e humbe virgjërinë?”- Nga lidhja toksike me Beart Rexhepin deri tek planet për një projekt muzikor, Tea Trifoni i përgjigjet pyetjeve


Tea Trifoni është një ndër ish-konkurrentet më të komentuara të “Për’puthen”.

tea trifoni (2)

Dalja e saj çift me Andi Shehun nga programi dhe më pas deklarata bombë se është në një lidhje me djalin nga Kosova, Beart Rexhepin, nxiti shumë reagime në rrjete sociale.

tea trifoni (3)

Megjithatë, lidhja me Beartin nuk zgjati shumë, sepse dyshja u ndanë vetëm pak javë pasi e bënë publike romancën e tyre. Gjithashtu, ndarja nuk ka qenë aspak miqësore dhe tashmë dy ish-konkurrentët nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

shqipe hysenaj tea trifoni (13)

Së fundi, 22-vjeçarja ka dhënë një intervistë 60 sekondëshe për “Prive”, ku ka treguar disa detaje për jetën personale që nuk i dinim.

tea trifoni beart rexhepi (3)

E pyetur se sa lidhje toksike ka pasur, Tea tha: “Vetëm një”, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për atë me Beartin.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (6)

22-vjeçarja zbuloi se do të bëhet pjesë e botës së muzikës dhe shumë shpejt do të publikojë projektin e parë.

shqipe hysenaj tea trifoni (12)

Trifoni tha po ashtu se nuk flet me asnjë nga djemtë e programit, pavarësisht se kohët e fundit ajo ka publikuar disa imazhe dhe video nën shoqërinë e Fation Kuqarit.

tea trifoni (6)

Kur e humbe virgjërinë?”- ishte pyetja e fundit që iu drejtua, së cilës Trifoni iu përgjigj me ironi: “Kush tha që e kam humbur”.

shqipe hysenaj tea trifoni (7) tea trifoni (1) tea trifoni beart rexhepi (2) tea trifoni beart rexhepi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al