31 Janar, 2021

“Kur ke zemër të ngushtë…”- Publikoi foto me vajzën dhe me ish-bashkëshortin, Rudina Dembacaj nuk ia përton një përgjigje komentueses


Rudina Dembacaj e ka treguar gjithmonë marrëdhënien e mirë që gëzon me ish-bashkëshortin e saj, Aleks Varfaj, me të cilin del shpesh për shkak të vajzës që kanë bashkë, Viktorias.

rudina dembacaj, aleks varfaj (4)

Fotot me të voglën dhe me ish-partnerin në rrjetet sociale të Rudinës nuk mungojnë e sot ka publikuar edhe një tjetër.

rudina dembacaj, aleks varfaj (3)

Të tre shfaqen pranë njëri-tjetrit, gjatë shëtitjes nga liqeni, teksa në duar mbajnë ëmbëlsira dhe kokoshka.

rudina dembacaj, aleks varfaj (1)

Buzëqeshja e saj, është çdo gjë për ne!”, shkroi aktorja e humorit krahas fotove.

Menjëherë ndjekësit kanë nisur komentet, por njëri prej tyre i tërhoqi vëmendjen moderatores, e cila nuk e la pa një përgjigje.

rudina dembacaj, aleks varfaj (2)

Gjëja më e mirë që mund të bëni për vajzën është kjo, edhe pse është vetëm një foto dhe kaq”, i shkruante ndjekësja.

Nuk është vetëm një foto zemër e vogël, është një marrëdhënie, shëtitje, prezencë, gjithçka! Po kur ke zemër të ngushtë, aq kupton!”,- ia ktheu Rudina.

rudina dembacaj (10)

Më 1 janar të këtij viti, Rudina dhe Mark Frroku vendosën që të bënin celebrimin, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al