12 Mars, 2021

“Kur një burrë shan një grua, ndodh jo vetëm se nuk ia ka dhënë, por…”- Rozana Radi ”shpërthen” pas denigrimit të figurës së femrës në ekran


Rozana Radi ka reaguar me anë të një videoje në rrjete sociale kundër denigrimit të figurës femërore.

rozana radi (5)

Kjo nisur nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në ekran, si rasti me konkurrentin e “Për’puthen”, Elvis Lushin, i cili në rrjete sociale i drejtoi litarin vajzave që bëjnë “ç’të duan dhe ua hedhin fajin ‘ngacmuesve seksualë’”, si dhe nga ai i Kryeministrit Edi Rama, i cili kishte zgjedhur një mënyrë “seksiste” për të prezantuar në publik disa figura të PD-së, e sidomos atë të Grida Dumës.

rozana radi (4)

Gjatë jetës tonë ne mësojmë se kur një burrë shan një grua, kjo ndodh jo vetëm se kjo grua nuk ia ka dhënë, por as nuk ia ka treguar,”- tha këngëtarja në video.

Krahas saj, moderatorja shkroi:

Marrë shkak nga ajo që dëgjova mbrëmë në një emsion televiziv, më lindi natyrshëm ky mesazh).

Sa e turpshme mbrëmë t’i lihet mikrofoni në dorë disa “burrave” që nuk duhet t’i dëgjohet zëri. STOP dhunës në të gjitha format ndaj grave dhe vajzave. Edhe asaj psikologjike.

Duke filluar nga lidera shqiptarë e deri te djemtë që zënë karrige emisionesh jo për të gjetur dashurinë (se një djalë i ri e gjen dhe jashtë studios atë),  por për disa klikime më shumë! Jam dakord që janë të rinj dhe le të argëtohen por kujdes:

Kujdes kur hapni gojë! Mendohuni që nëna juaj nuk do jetë krenare kur ju dëgjon duke fyer një grua.”

rozana radi (3) rozana radi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al