5 Tetor, 2020

“Kur të gjej kohë për dashurinë do jem plakur”- Spikerja që doli me gjoksin jashtë: Karriera ime si vajzë ekrani do të pasurohet me…


Enki BacajNga Klotilda Harka/ Ka hyrë në botën e televizionit si spikere në një studio lajmesh dhe tashmë e shohim të sjellë alegri në rubrikën e lojës brenda formatit më të ri të këtij sezoni në televizion.

Enki Bracaj numëron gjashtë vite në ekran, ndërkohë që po përgatitet ta pasurojë karrierën e saj si vajzë ekrani, me një serial dhe një duet si këngëtare që pritet të shkaktojë zhurmë.

Për karrierën që nuk i lë aspak kohë t’i dedikohet dashurisë, rivalitetin pas kuintave dhe mesazhet që merr si personazh publik, Enki i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Shfaqesh në një emision të ri me pjesën tënde të lojërave. Është alegria pjesa që të pëlqen më shumë në botën e televizionit, apo preferon të intervistosh?

Enki Bracaj: Unë mendoj se të dyja kanë bukurinë e vet. Emisionet me intervista janë shtuar aq shume sa edhe unë mungoj! Ndërsa pjesa e alegrisë, të paktën e largon publikun nga streset e ndryshme ato minuta që po të shikon dhe kjo më mbush shpirtërisht.

Duke qenë se ke hyrë në televizion nëpërmjet studios së lajmeve, tashmë mund të themi se i ke shkuar në skajin tjetër asaj eksperience. E ke eksploruar mjaftueshëm këtë botë dhe cili është destinacioni yt i afërt?

Enki Bracaj: Nuk mund të them se e kam eksploruar mjaftueshëm, edhe pse m’u bënë 6 vjet në këtë punë. Gjithmonë ka vend për përmirësime, rregullim dhe sigurisht për të mësuar diçka që nuk e dinim më parë. Destinacioni më i afërt është një serial që do bëjmë brenda formatit të emisionit.

Si është të bashkëpunosh me një brune si Rudina Dembacaj dhe një bionde si Xhesi Muçaj?

Enki Bracaj: Unë nuk bëj dallime nga ngjyra e flokëve. Për aq kohë që secila nga ne do të shohë të bëjë punën e saj dhe mos të ndërhyjë te puna e tjetrës me dashakeqësi (se sigurisht që ka dhe ndërhyrje për mirë), bashkëpunimi do të shkojë shumë mirë, ashtu sikurse po shkon.

Duket qartë se e shijon në maksimum punën në televizion. A ndodh që të të vendosin shkopinj nën rrota, ashtu siç deklarojnë herë pas here shumë vajza të ekranit?

Enki Bracaj: E shijoj shumë sepse është e vetmja punë që di të bëj dhe them se e bëj mirë. Ndoshta ka ndodhur dhe unë nuk di gjë, e shpresoj tëmos e mësoj kurrë sepse jam njeri shumë i mirë, por shumë hakmarrës. Kështu, nëse është dikush dhe po e lexon këtë intervistë, bën mirë t’i heqë vetë ato shkopinj. (Qesh)

Ekziston xhelozia mes jush se kush të marrë projektin më të mirë?

Enki Bracaj: Sigurisht që në përgjithësi më shumë sesa xhelozi do ta quaja ambicie ose luftë për ekzistencë. Ndërsa në programin ku punoj tani, nuk besoj sepse na është bërë shumë i qartë roli i gjithësecilës nga producenti.

E çfarë sakrificash bën për të zgjeruar terren në televizion?

Enki Bracaj: Më shumë sesa sakrificë, kam bëre pakt me veten që të jem gjithmonë Enki, pa u shtirur asnjë sekondë, sepse, më besoni, fatkeqësisht unë nuk di të shtirem!

Por, së fundmi, ke zbuluar edhe një tjetër talent pasi të kemi dëgjuar si këngëtare duke realizuar covera. Ke ndërmend t’i hysh seriozisht dhe muzikës dhe ç’mund të zbulosh më shumë për këtë pasion?

Enki Bracaj: Yessssss! Nuk mund të të tregoj shumë detaje, pasi gjërat nuk varen vetëm nga unë. Por besoj që së shpejti do të nxjerr diçka që është bashkëpunim dhe besoj që ka për të bërë zhurmë!

Mesazhet që të vijnë në inbox si figurë publike, të ç’natyre janë?

Enki Bracaj: Janë fantastike. Jo me larg se përpara pak ditësh po mendoja: Ku i kam smirushat e mi që komentojnë negativisht se më ka marrë malli?!

Realisht ke kohë për një lidhje serioze, është e vështire të bësh edhe karrierë, edhe të shijosh dashurinë full time?

Enki Bracaj: S’kam kohë as për full, as për part time! Unë mendoj që të dyjave nuk mund t’u përkushtohesh dot njësoj. Dhe nëse do të zgjedhësh diçka, do lësh pak në hije diçka tjetër. Kështu që tani jam full time në karrierë, por kam frikë që kur të dua të jem full time në dashuri, s’do kem me kë se do të jem plakë. (Qesh)

Synimet që i ke vënë vetes për t’i realizuar deri në të 30-at?

Enki Bracaj: Të kem emisionin tim që nga autorësia e deri te moderimi, dhe sigurisht edhe pak muzikë sepse jeta me muzikë është edhe më e bukur.

Pasuria është gjithçka dhe sa është shifra që mendon se do të kesh në banke për një kohë të caktuar?

Enki Bracaj: Nuk mendoj se është gjithçka, por them se është pas shëndetit dhe lumturisë në sytë e familjarëve më e rëndësishmja. Nuk di të them një shifër se pastaj do më pyesësh ku do i gjej, se në televizion nuk paguhet ndonjë gjë wow, aq sa mos të të mbarojnë kurrë!

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al