9 Mars, 2022

“Kurrë mos qani për një mashtrues!” Fisnik Syla reagon për herë të parë rreth deklaratës së Fjolla Morinës


Fjolla Morina dhe Fisnik Syla para disa javësh i dhanë fund martesës së tyre që zgjati vetëm një vit. Pas dyshimeve dhe zërave që qarkulluan në rrjetet sociale, lajmi u konfirmua nga biznesmeni i cili shkruante në rrjetet sociale se ishte më i lumtur se kurrë.

Mirëpo, ato që kanë marrë vëmendje kanë qenë deklaratat e këngëtares e cila e ka konsideruar tradhtare. “Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë pasi ai ka humbur një femër që e do kurse ti një mashtrues.”-tha Fjolla në një intervistë.

Ndonëse ajo nuk e përmendi emrin e tij, është nënkuptuar si një deklaratë në adresim të Fisnikut pasi erdhi menjëherë pas ndarjes së tyre.

Në një intervistë ku ka qenë i ftuar së fundmi, Fisniku ka folur për deklaratën e bërë nga këngëtarja. Ai tha se nuk dëshiron të ofendojë dikë me të cilën dikur ka qenë në një marrëdhënie.

Nuk kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë i thua shpirt, zemër, jetë por kur ndahesh nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq.”– u shpreh ai.

Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Fisniku është baba i dy fëmijëve, ashtu si Fjolla, e madje ish-bashkëshortja e tij akuzoj Fjollën se ka qenë ajo shkaku i ndarjes së tyre. Mirëpo, këto deklarata u mohuan asokohe nga vetë biznesmeni i cili tha se divorci kishte nisur prej kohësh.

Pas gati një viti ta martuar ai dhe këngëtarja i kanë dhënë fund lidhjes teksa ende nuk dihet shkaku i vërtetë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al