12 Qershor, 2022

“Kurrë nuk do bëhesh një femër!” Plas mes Shqipe Hysenajt dhe transgjinores: Po të isha mashkull do isha i dashuri jot


Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Shqipe Hysenaj, njihet për natyrën e saj konfliktuale dhe po ashtu është cilësuar si homofobe.

Teksa ishte pjesë e programit të dashurisë debati i saj me një konkurrent pjesëmarrë biseksual ishte një nga më të ashpërit. E jo më i butë ka qenë debati i saj i fundit me një transgjinore.

Në “E Diell” u diskutua nëse meshkujt shqiptarë dinë të propozojnë, gjë për të cilën Shqipja u përgjigj me “Jo”. “Djemtë shqiptarë dinë të propozojnë kur ka wifi me rrjetet sociale, kur janë përballë ose u merret zëri, ose u shkohet në tualet. Meshkujt që kanë guxim, ta dinë shpinë, i bien derës dhe të propozojnë. Sot janë çuna “TikTok”-u dhe “Instagram”-i që bëjnë bobin me makinën e shokut. Hajde me gjërat e tua. Kam marrëdhënie shumë të mirë me meshkujt shqiptarë. Nëse ke karakter të fortë , do marrësh burrë të fortë. Nuk do bëj boks me burrin, si e kuptojnë mashkullin e fortë këta”, tha ajo.

Teksa Shqipja po fliste ndërhyn transgjinorja, Amber, e cila thotë se kishte diçka për t’i thënë asaj që në fillim.

Pjesë nga debati:
Amber: Që të bëhesh një figurë televizive dhe të jesh e dashur nga publiku, nuk duhet të sillesh agresive, më dukesh shumë agresive dhe nuk respekton mendimin e tjetrit.

Shqipja: Meshkujt në përgjithësi janë tolerant me femrat dhe Ambri ka rrënjë mashkullore dhe jo emocionale. Amber kurrë nuk do bëhesh një femër. Me mënyrat apo operacionet, do mundohesh të jesh, por jo nga emocionet. Për sa kohë del në gjakun tënd mashkullor, ke lindur nga një femër dhe ke lindur mashkull, duhet ta respektosh femrën se ti e urren.

Amber: Sa për rrënjë mashkullore dhe gjak, nëse do isha ashtu do kisha qëndruar mashkull dhe do isha dashuri jot sot. Kam respekt për të gjitha femrat. Unë jam më femër se ti. Je shumë agresive. Një femër duhet të flasë me zë të ulët

Shqipja: Ti nuk e di se çfarë është agresiviteti

Amber: Mos i kalo gjërat personale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al