17 Shkurt, 2021

“Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e ndiqja drejtpërdrejtë në televizor”- Dua Lipa bën këtë urim të veçantë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës


Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Dua Lipa vendosi që të bëjë një urim të bukur për Kosovën në ditëlindjen e 13-të të saj.

dua lipa (2)

Këngëtarja shqiptare ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të sajën të animuar me flamurin e Kosovës në sfond.

dua lipa (3)

Në vitin 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës, Lipa jetonte ende në Kosovë, prandaj ajo shkruan se nuk mund t’i harrojë emocionet e bukura të atij momenti që e ndiqte drejtpërdrejtë në televizor.

dua lipa (7)

Edhe pse tashmë jeton larg, Dua nuk e ka harruar kurrë vendin e saj, madje gjithmonë ka treguar se ndihet krenare për të dhe për arritjet e saj.

dua lipa (5)

Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e ndiqja drejtpërdrejtë në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish!”,- ishte urimi i saj.

dua lipa (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al