1 Tetor, 2024

“Kurrë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”- Prej 41 vitesh së bashku, Armend Rexhepagiqi flet për vendimin e tij dhe të bashkëshortes për të mos u bërë prindër: S’jam bërë pishman


Armend Rexhepagiqi dhe bashkëshortja e tij, Aida Baraku, prej 41 vitesh po shijojnë dashurinë e tyre. Por, çifti i këngëtarëve kanë vendosur që të mos bëhen prindër.

Armend Rexhepagiqi2

Artisti, në një intervistë së fundmi, ka ka rrëfyer se nuk ka pasur kurrë dëshirë që të ketë fëmijë, ashtu edhe si bashkëshortja e tij.

“Jo, kurrë nuk kam pasur dëshirë që të kem fëmijë”, tha Armend Rexhepagiqi.

Këngëtari tregoi se ky ishte një vendim i dyanshëm dhe se nuk është bërë pishman,

I pyetur në lidhje me arsyen, Armend Rexhepagiqi u shpreh se “kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam mnjerëz në familje që kan fëmijë të vegjël, por me veten nuk e kam ndier shumë”.

“Sepse nuk e kam pasur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur.

Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raporte mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo femër duhet të ketë instikt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu.

Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë”, tha ai.

Artisti u shpreh se ka ndier gjithnjë lirinë për të zgjedhur edhe nga prindërit e tij, duke theksuar se nuk e kanë pyetur kurrë çiftin pse nuk kanë fëmijë dhe as nuk u kanë bërë presion për të pasur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al