10 Maj, 2024

“Kush del të shtunën nga ‘Big Brother'”? Jul Deda flet pa “dorashka”, aktori zbulon banoren e rrezikuar nga eleminimi!


Moderatores Roza Lati i është shtuar frika për eleminimin nga “BBV”, pasi ajo është në një nominim të fortë me Heidi Baçin, Erjola Doçin dhe Françeska Muratin.

Gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjolën, konkurrentja e pyeti aktorin se kush mendon që do të dalë nga shtëpia këtë të shtunë.

“Françeska vetë ose Heidi”- tha Juli i bindur, megjithëse sipas Erjolës më e rrezikuar është Heidi.

Megjithatë sipas Rozës modelja nuk është e rrezikuar sepse ajo përfshihet shumë në debate, pavarësisht se ato janë të banorëve të tjerë.

“Për mua ju të dyja nuk iu shikoj duke dalë, se kjo ka këtë gjënë…”- tha Juli.

 

Pjesë nga biseda:

Roza: O Juli kush del sipas teje?

Juli: Françeska vetë ose Heidi

Roza: Po sikur të dal unë

Juli: Pse do të dalësh ti? Llogjike është të dalë Heidi. Çfarë është duke bërë?

Erjola: Jo, Françeska o burrë çfarë Heidi

Roza: Llogjike është të dal unë sepse Françeska i shkon sherrit nga mbrapa. Ka të drejtë s’ka të drejtë i shkon sherrit nga mbrapa

Erjola: Ajo s’ka situatat e veta, do mbyllen këtë të shtunë

Juli: Për mua ju të dyja nuk iu shikoj duke dalë, se kjo ka këtë gjënë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al