6 Mars, 2022

“Kush është konkurrenti më i shtirur?”, Albi Dhima bën deklaratën e fortë për njërin nga djemtë e programit


Që nga dalja e tij nga programi “Përputhen”, Albi Dhima është përfolur gjatë në mediat rozë lidhur me skandalin e fotos së tij krah një vajze tjetër gjatë kohës që ishte deklaruar për Alesjan.

Së fundmi, teksa ishte i ftuar në programin “Expuls” nga Ronaldo Sharka, ai treguar disa detaje të reja nga rrugëtimi i tij në program.

Njëra prej detajeve që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë deklarata lidhur me njërin nga djemtë e “Përputhen”, Bruno.

E pyetur nga moderatori Ronaldi Sharka se kush është konkurrenti më i shtirur, Albi nuk hezitoi për të thënë emrin e Brunos.

“Një? Bruno nga Delvina. Për mua ai është fallco.”- është përgjigjur ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al