13 Nëntor, 2022

Kush është partnerja e ambasadorit britanik/ Alstair King-Smith, në publik për herë të parë i shoqëruar


Alastair King-Smith është prej më shumë se 1 viti ambasadori i Britanisë në vendin tonë. Jemi mësuar ta shikojmë në daljet e tij me natyrë politike, ku ka mbajtur qëndrimet e tij.

Alstair King-Smith3

Por nuk kanë qenë të rralla edhe rastet kur Smith është shfaqur duke shijuar aktivitetet e organizuara në vend, këtë herë pa kostumin e tij të diplomatit të lartë.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku ambasadori ka qenë i ftuar në premierën e filmit të Eduart Grishaj.

Do të ishte një pjesëmarrje tërësisht normale, nëse nuk do ta shikonim në shoqërinë e një femre. Alstair King-Smith u shfaq në premierën e filmit me një femër për krahu.

Alstair King-Smith

Të dy të kombinuar me të zezë dhe në paqe më njëri-tjetrin, çifti nuk e ka pasur aspak problem të fotografohet nga paparaci ynë.

Ndonëse në aspektin politik është shfaqur gjithnjë korrekt, vështirë se e kishim parë ndonjëherë në pjesën e tij private. Nuk dihet asgjë për vajzën që është në krah të tij, apo për raportin që ajo ka me ambasadorin, kjo për faktin se kjo është dalja e saj publike, mbi të gjitha në krah të Smith.

Alstair King-Smith1

Kujtojmë se pak muaj më parë, Smith u shfaq krah Rita Orës, kur artistja me famë botërore erdhi në vendin tonë si ambasador, por edhe si fans i saj, ai nuk i kurseu komplimentet për këngëtaren shqiptare.

Alstair King-Smith4

“Jam shumë i lumtur që ju Rita jeni me ne në Tiranë, është kënaqësi. Ju me jepni energji pozitive përmes këngëve tuaja. Jeni një frymëzim për të rinjtë. Në këtë botë kemi shumë sfida, por edhe shumë oportunitet. Arsyeja që jeni këtu me ne të jep një frymëzim. Është moment i veçantë ne festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë. Mirëserdhët”, u shpreh ambasadori britanik.

auto_Alastair_King-Smith_1599734971

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al