21 Nëntor, 2017

Kush është vajza që nuk i lëshon dorën Flori Mumajesit


Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më aktiv, i cili gjithmonë surprizon me prurjet e tij . Kohët e fundit atë  e kemi parë të shoqëruar mes kolegësh dhe bashkëpunëtorësh, por ai nuk është shfaqur me ndonjë vajzë që të na bjerë në sy, të na bëjë të mendojmë se këngëtari është duke jetuar ndonjë histori dashurie apo diçka të kësaj natyre. Por ditën e sotme një fotografi që po qarkullon në rrjetin social Instagram na ka hutuar dhe futur pak në mendime.

Në foton e publikuar nga ai vetë shihet se një fanse e tij ka arritur ta bëjë ëndrrën realitet, të kap prej dore Florin, ndërkohë që ai është në skenë duke kënduar. Epo ja më në fund e pamë Florin edhe në shoqëri vajzash, edhe pse ajo është thjeshtë një fanse.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al