Pasi bëri bujë teksa u shfaq nudo në tapetin e kuq të Grammy 2025, është gërmuar pak nga e kaluara e stilistes australiane Bianka Censorit para se të bëhej gruaja e reperit Kanye West.
Sipas DailyMail, 30-vjeçarja para se të martohej me reperin ishte një vajzë mjaft e edukuar dhe bënte një jetë të shëndetshme në periferi të Melburnit.
“Ajo ishte miqësore me djemtë Xavier dhe Ivanhoe Grammar dhe shoqërohej me vajzat Genazzano dhe MLC,” është shprehur një shoqe e saj e fakultetit.
“Ajo është shumë e afërt me familjen e saj, të cilët mesa më kujtohet kanë qenë gjithmonë njerëz privatë. Fakti që Bianca është martuar me dikë kaq të famshëm duhet t’i ketë tronditur,” shtoi ajo, shkruan DailyMail.
Një tjetër bashkëmoshatari i saj është shprehur se Bianka ka qenë një vajzë mjaft sociale dhe e shoqërueshme me të gjithë.
“Ajo nuk ka qenë kurrë një vajzë e keqe. Unë mendoj se ajo do t’i habiste njerëzit me zgjuarsinë që ka,” shprehet ai.
Një mikeshë e fëmijërisë së stilistes tha se Bianca do të kishte qenë gjithmonë e suksesshme nëse do të zgjidhte ta bënte.
“Nuk mund të them se jam e befasuar që ajo ka përfunduar duke punuar për Yeezy. Ajo ka qenë gjithmonë me stil dhe e përfshirë në modë.”
Bianca, e cila filloi të punonte për Yeezy në nëntor 2020, u martua me West dy muaj pasi divorci i tij u nga Kim Kardashian finalizua, pra në nëntor 2023.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al