8 Mars, 2022

Kush janë vajzat e showbizit që zgjodhën 8-Marsin për të publikuar shtatzëninë e tyre


Dita e sotme si një ditë e veçantë pasi në vendin tonë shënon “Ditën e Nënës” dhe po ashtu “Ditën Ndërkombëtare të Grave”, ka patur edhe disa lajme shumë të ëmbëla. Pikërisht në këtë datë të shënuar, disa prej vajzave të dashura të showbizit shqiptar kanë zbuluar se janë në pritje të ëmbël.

E para ishte Dojna Mema e cila i ka surprizuar jo pak ndjekësit e saj. Përmes një videoje të shpërndarë në Instagram Dojna shfaqej e veshur vetëm me një crop top që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. E gjetur në natyrë, moderatorja shihet e menduar teksa krah videos ka shkruar ato që duken se rrjedhin në kokën e saj gjatë kësaj videoje: “Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndiej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Ndonëse nuk ka zbuluar ende gjininë e fëmijës Dojna shkruan se është 16 javëshe shtatzënë. Gjatë gjithë kësaj periudhe Dojna ka qenë në ekran pasi është shfaqur në “Big Brother VIP Fan Club” çdo të dielë. Ndonëse katër muajshe, ajo e ka fshehur shumë mirë barkun e rrumbullakosur duke mos i bërë ndjekësit për asnjë moment të dyshojnë.

Dojna është prej vitesh në një lidhje me kantautorin Vlashent Sata. Ata janë njohur gjatë një interviste televizive që moderatorja i bëri artistit të njohur dhe ishte pikërisht ky takim që ndezi shkëndijat mes tyre, pasi çifti nuk njiheshin më parë.

Çifti nisën një romancë pas kësaj interviste dhe e mbajtën të fshehtë për disa kohë, derisa lidhja e tyre u zbulua nga ndjekësit teksa ata e konfirmuan vetëm në 2020. Para pak javësh Vlashenti i propozoi Dojnës për martesë, pikërisht në ditëlindjen e saj, gjatë një udhëtimi në Barcelonë. E teksa nuk dihet ende se kur do e bëjnë dasmën, me siguri dihet se tashmë familja e tyre do zgjerohet. Në intervista të ndryshme Dojna nuk e ka fshehur dëshirn për tu bërë nënë duke u shprehur se e pret me padurim këtë moment.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Po ashtu edhe modelja Kristina Baki ka zgjedhur ditën e sotme që të tregojë se është shtatzënë për herë të parë. Ajo e ndau lajmin e mbël përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

Ajo ka postuar disa foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur dhe të zhveshur teksa ka zbuluar se është në muajin e 7-të të pritjes së ëmbël. Ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aktive në rrjete sociale, modelja ia ka dalë mbanë ta mbajë sekret lajmin, ashtu sikurse Dojna.

Prej pak vitesh Kristina është në një lidhje me një biznesmen shqiptar i cili quhet Elios. Ndonëse ka postuar disa foto me të në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur që si partnerin ashtu dhe raportin e tyre ta mbaj larg syrit të publikut.

Në një intervistë para pak kohësh Kristina tha se mes bashkëjetesës dhe martesës do zgjidhte këtë të dytën mirëpo nuk ka zbuluar ende asnjë detaj rreth planeve të tyre të ardhshme e po ashtu as gjininë e fëmijës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristina (@kristinabaki)

Engjëll Lengo e cila është një nga ish-protagonistet e “Love Story 1”, do bëhet po ashtu nënë. Ajo është në një lidhje me këngëtarin e njohur Vani Gjuzi dhe lajmin e konfirmoi pak pas finalizimit të rrugëtimit të saj në programin e dashurisë. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë shpesh foto në krahët e njëri-tjetrit. Megjithatë nuk kanë zbuluar detaje se si janë njohur.

Përmes disa fotove në rrjetet sociale, Engjëll shfaqet e veshur me një fustan të zi të ngushtë duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur.

Ish-deputetja Reme Lala është një nga personazhet që gjithashtu ka zgjedhur 8 marsin për të ndarë lajmin se është në pritje të ëmbël.  Ajo ishte pjesë e parlamenit të Shqipërisë për 4 vite. Nga viti 2017 në vitin 2021.

“8 Marsi këtë vit më gjen me tjetër ndjesi Gëzuar të gjithë grave, nënave. Gëzuar për forcën e madhe që ka secila prej jush për të luftuar çdo ditë sfidat e jetës, duke mos lënë kurrë pas dore fëmijën, familjen, punën, buzëqeshjen. Where there is a woman, there is magic. Fotot shkëputur nga një ditë e veçantë 04.12.2021.”, ka shkruar ajo në fotot e postuara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al