6 Tetor, 2017

Kush tha që Beyonce nuk është në formë? Ja çfarë mënyre zgjedh për të na prezantuar binjakët


Ajo është një divë e vërtetë e muzikës amerikane dhe asaj botërore, e cila vetëm para 4 muajsh u bë nënë e dy binjakëve. Beyonce pas lindejs së tyre ka ditur si t’i kombinojë shumë mirë oraret dhe të jetë e pranishme edhe në jetën publike si pjesë e showbizit, por edhe të kujdeset dhe të kalojë kohë me të vegjlit e saj.

Beyonce dhe Jay Z dolën për herë të parë në publik me binjakët e tyre Rumi dhe Sir dhe me vajzën e madhe pesëvjeçare Blue Ivy të mërkurën . Ata u fotografuan nga paparaci ndërsa ishin duke zbritur nga makina në Nju Jork.

Jay Z mbante binjakët. Ndërkohë Beyonce mbante një çantë Louis Vuitton.

Beyonce dukej në formë  me një veshje sportive kombinuar nga buzëqeshja dhe energjia që e karakterizon.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al