11 Shtator, 2021

“Kush t’i pagoi pushimet?”/ Tea Trifoni flet publikisht për herë të parë për të dashurin e ri: Në Dubai shkova me…


Prej disa kohësh, Tea Trifoni po shijon një lidhje të re dashurie me një djalë të panjohur për publikun, identitetin e të cilit ka vendosur të mos e tregojë.

tea trifoni (3)

Së fundmi, gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u ngacmua për jetën private dhe vendosi të flasë për herë të parë publikisht, duke thënë:

tea trifoni (2)

Është një djalë që unë po e njoh, shumë i mirë është deri tani. Tek fotoja në ashënsor nuk doja të tregoja të dashurin, por doja të tregoja se si po gërmonte në çantën time.

Po, jam në një lidhje. Tani së fundmi jam njohur me të. Jemi akoma në njohja. Jemi njohur në një festë ditëlindjeje. Ishim aty rastësisht. Unë nuk e njihja të zotin e ditëlindjes, as ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes. Ishim të dy të përjashtuar nga grupi, dhe u bashkuam bashkë dhe kështu mbetëm bashkë”.

tea trifoni (1)

22-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me postimet nga pushimet verore. Tea tregoi se ka shijuar rrezet e diellit jo vetëm në jug të Shqipërisë, por edhe në Dubai, ku ka udhëtuar në muajin maj. E pyetur se kush ia pagoi pushimet “luksoze”, Trifoni tha:

Po normalisht me lekët e mia, me lekët e kujt do shkoja. Në Dubai shkova me shoqërinë time dhe normalisht që çdo gjë e kam paguar vetë. Ishte më lirë se në jug”.

tea trifoni (2) tea trifoni (1) tea trifoni (5) tea trifoni (4) tea trifoni (4) tea trifoni (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al