7 Nëntor, 2017

Kushërirat e famshëm/ Përveç Marinës dhe Luanës, Evi Reçi ka lidhje gjaku me këtë këngëtare


Në një vend të vogël si Shqipëria, nuk është çudi që gjatë një bisede njerëzit të dalin kushërinj me njëri-tjetrin.

Diçka e tillë ndodh edhe me VIP-at. Duhet të ishte urimi për pjesëmarrjen e Evi Reçit në Kënga Magjike, që Ronela Hajati të zbulojë se vajzat janë kushërira.

“Suksese kusho! Një yllkë!”-ka shkruar ajo në postimin e bërë me videon e Evit në prezantimin e këngës së saj në “Kënga Magjike”. Kujtojmë këtu se Evi Reçi është kushërira edhe e motrave Vjollca. Ajo është parë shpeshherë në udhëtime apo evente familjare me to.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al