20 Mars, 2022

Kuzhinieri Indrit Çela shkon me shenja dhune në spital, thotë se është aksidentuar me makinë! Policia dyshon se e kanë rrahur


Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë-Krujës. Kuzhinieri i njohur Indrit Çela është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës me shenja dhune në trup.

indritcela

Për policinë, ai ka deklaruar se është përfshirë në një aksident me mjet. Sipas News24, Çela është shprehur se mjeti tjetër është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Por dëshmia e tij duket se nuk i ka bindur efektivët e policisë. Ata dyshojnë se i riu është dhunuar. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për asnjë prej versioneve paraprake.

Indrit Çela kishte dëmtime në kokë e fytyrë dhe pamjet e marra nga News24 mbrëmjen e kaluar janë vetëm pak minuta pasi ngjarja ka ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al