12 Shtator, 2017

Ky është mesazhi romantik i Ledionit për Sarën


Ata janë ndër çiftet më ‘in‘ të shoubizit shqiptar dhe çdo gjë që ata bëjnë ka sensin e protagonizmit. Këtë herë Ledioni dhe Sara na kanë treguar edhe njëherë se nuk kanë komplekse që t’i bëjnë dedikime dashurie njëri-tjetrit.

Të gjendur thuajse çdo moment pranë edhe në përkujdesje të djalit të tyre të vogël, Sara dhe Ledioni ia bëjnë ditën më të bukur njëri-tjetrit edhe me dedikimet personale. E teksa ndodhen në udhëtimin e tyre të radhës, Ledioni ka postuar në Instagramin e tij një foto në të cilën shkruan dedikim për mamanë e fëmijës së tij.

 

‘Çfarë do të bëjmë me gjithë këtë të ardhme’-shkruan moderatori  i frymëzuar me siguri nga jeta e tij dhe nga momentet harmonike që janë duke kaluar së bashku me Sarën dhe me London Noor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al