Ndërsa sezoni i pushimeve ka mbaruar, ajo çfarë i ka mbetur në mendje pjesës më të madhe të njerëzve është pamundësia për të vizituar sa më shumë vende brenda pak ditësh.
Një zgjidhje për këtë janë edhe rulotët, në të cilat mund të udhëtosh dhe të paguash vetëm shpenzimet e karburantit. Bashkë me të nevojitet edhe luksi dhe hapësira, diçka që rulotët normalisht nuk e ofrojnë, por për 1 milionë euro mund të kesh gjithçka.
VARIO ka nxjerrë në shitje rulotin 12 metra të gjatë i përshtatshëm për 6 persona, e brenda ka gjithçka që do kërkoni tek një hotel luksoz, madje ka edhe vend parkimi për makinën tuaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al