Moda e re e të rinjve që përdorin filtrate e ‘Snapchat’, e quajtur “Snapchat Dysmorphia”, po kthehet në një kërcënim serioz.
Gjithnjë e më shumë vajzat e reja po i drejtohen dyerve të klinikave estetike sepse duan të kenë të njëjtën pamje si ajo e ‘Snapchat’.
Këto filtra ju bëjnë të mundur të dukeni të përsosur e të drejtoni fytyrën, njësoj si me photoshop.
Statistikat e shoqatës më të madhe amerikane e cila merret me ndërhyrjet kirurgjikale, tregojnë se 40% e kirurgëve plastikë të fytyrës, ju kërkua të ndërhynin për të përmirësuar fytyrën e tyre, njësoj si tek filtrat.
Në Itali, kjo modë e quajtur “selfie dismorfia”, mund të kthehet në një problem serioz për të rinjtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al