8 Prill, 2022

Kylie Jenner shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit, 24-vjeçarja shkëlqen me look-un e saj


Kylie Jenner është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe ka shkëlqyer në eventin e parë të madh ku është shfaqur që prej lindjes së djalit.

Kylie nuk mungoi në premierën e “Kardashians” në Hollywood, ku mbërriti më vonë se të tjerët duke marrë gjithë vëmendjen. Ajo kishte veshur një fustan të ngushtë të bardhë latex. Fustani kishte një të çarë te pjesa e dekoltes të zbukuruar me lule. Veshjen ajo e plotësoi me një palë çizme të bardha të gjata.

Kylie dukej super në formë me një makeup minimalist dhe flokët e kapura. Sipas E!News Kylie qëndroi pak në festën që u mbajt mbrëmjen e djeshme dhe më pas u largua.

Kylie mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë me Travis Scott në shkurt, duke e quajtur fillimisht djalin Wolf Webster. Papritur më 21 mars, ajo shkroi në Instagram, “Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”. Ajo shpjegoi më tej: “Ne thjesht nuk ndiheshim sikur ishte për të. Thjesht doja të ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo.”

Teksa ende nuk ka e ka zbuluar emrin e ri të djalit të saj 2-muajsh, Kylie foli për jetën e saj si nënë e dy fëmijëve në Instagram muajin e kaluar. “Dua të them vetëm se paslindja ime nuk ka qenë e lehtë. Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”.

Duke thënë se është “në rregull të mos jesh mirë”, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” vazhdoi: “Sapo kuptova se po ushtroja pak presion mbi veten time dhe thjesht vazhdoj t’i kujtoj vetes se kam bërë një njeri, një djalë të bukur të shëndetshëm dhe ne duhet të ndalojmë së bëri presion për t’u rikthyer te format që kishim para shtatzënisë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al