26 Prill, 2022

Kylie Jenner dëshmon në gjyq. Akuzon Blac Chyna se e kërcënoi dhe u përpoq të vriste Rob Kardashian


Kylie Jenner pretendon se Blac Chyna u përpoq të vriste vëllain e saj, Rob Kardashian, dhe e kërcënoi atë me mesazhe gjatë dëshmisë së saj.

Themeluesja e ‘Kylie Cosmetics’ mbajti fjalën e saj gjatë betejës gjyqësore të Kardashian-Chyna, duke dëshmuar se ajo takoi vëllain e saj menjëherë pas zënkës së tij me Chyna në dhjetor 2016, ku ai pretendoi se Chyna e kishte kërcënuar me armë.

“Ai më tha: “Ajo po përpiqej të më vriste mua”, tha Jenner në një gjykatë në Los Angeles. “Unë mendova se ishte një sherr për vdekje … Mbaj mend që ai ishte shumë i mërzitur dhe duke shpjeguar atë që ndodhi.”

Ajo tha se vëllai i saj i tha se po luante video-lojëra kur Chyna shkoi pas tij dhe i vendosi një kabull iPhone rreth qafës. Jenner – e cila më parë ishte në lidhje me ish- të dashurin e Chyna, Tyga, gjithashtu tha se dikur u zgjua me mesazhe kërcënuese nga Chyna.

Ajo më dërgoi emoji djalli dhe më tha se po numëronte ditët për të më rrahur,” dëshmoi Jenner. Kur u pyet nga avokatja e Chyna, Lynne Ciani, pse ajo nuk i raportoi kërcënimet në polici, Jenner u përgjigj: “Unë e mora atë si një kërcënim bosh”.

Ajo shtoi se Tyga i tha se Chyna kishte probleme me drogën dhe alkoolin dhe gjithashtu i kishte treguar asaj për një incident kur Chyna dyshohet se përdori një thikë dhe e preu atë në krah. Gjatë dëshmisë së saj, Jenner pranoi se ishte pak e mërzitur kur mësoi në internet se vëllai i saj u fejua me Chyna-n. “Unë në fakt isha e lumtur për vëllain tim, por në të njëjtën kohë isha kurioze se si do të shkonin gjërat me Chyna-n,” tha ajo. “Unë në fakt doja të isha e qetë me Chyna-n. Kalova shumë kohë me djalin e saj. Pavarësisht gjithçkaje, doja që të funksiononte me vëllain tim.”

Kur Ciani e pyeti Kylie nëse mendonte se Chyna ishte takuar me Robin për hakmarrje pasi ajo filloi të takohej me Tyga-n, ajo tha: “Unë shpresoja se jo, për vëllain tim.”

Chyna ishte në lidhje me Tyga nga viti 2011 deri në vitin 2014. Më pas ai u lidh me Kylie nga 2014 deri në 2017, ndërsa Chyna vazhdoi me Rob në 2016.
Jenner shtoi se nuk mendonte se Chyna e donte vërtetë vëllanë e saj për shkak të kërcënimeve fizike që pasuan gjatë marrëdhënies së trazuar të ish-çiftit. “Unë thjesht nuk e di se si mund ta duash dikë dhe t’ia bësh atë”, tha Jenner, duke iu referuar sherrit të dhjetorit 2016. “Kështu që mendova se ishte dashuri jo e vërtetë.”

Chyna e cila ka një djalë 9 vjeç me Tyga dhe një vajzë 5 vjeç me Rob dëshmoi javën e kaluar duke thënë se ishte thjesht duke bërë shaka kur i vendosi kabullin në qafë Robit dhe drejtoi një armë.

Chyna po padit Kylie, Kim, Khloé Kardashian si dhe Kris për më shumë se 100 milionë dollarë sepse ajo pretendon se familja e famshme shpifi dhe ndërhyri për të prishur shfaqjen e saj “Rob & Chyna” pas incidentit të vitit 2016. Chyna gjithashtu ka pohuar se ajo dhe Rob nuk ishin ftuar në një takim të janarit 2017 në shtëpinë e Kris, ku familja dyshohet se foli me producentët dhe drejtuesit e rrjetit dhe për mbylljen e sezonit 2 të shfaqjes së saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al