11 Prill, 2022

Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk i kanë vendosur ende një emër djalit, ja fotoja që ‘i nxori’ zbuluar


Çfarë mund të themi? Gjërat e mira kërkojnë kohë.

Edhe pse kanë kaluar katër javë që kur Kylie Jenner zbuloi se djali i saj dhe Travis Scott nuk quhej më Wolf, ata ende nuk i kanë vendosur atij një emër.

Së fundmi, Kylie, së bashku me vajzën e saj 4-vjeçare Stormi, morën pjesë në festën e ditëlindjes së True Thompson, vajzës së Khloe. Dhe mes postimeve të shumta në Instagram, Kylie ka ndarë edhe dy shporta me ëmbëlsira për vajzën dhe djalin e saj. Dhe nëse në shportën e Stormit ishte shkruar “Stormi” në shportën e djalin ishte shkruar “Vogëlushi Webster”. Webster është mbiemri i Travis.

Kylie mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë me Travis Scott në shkurt, duke e quajtur fillimisht djalin Wolf Webster. Papritur më 21 mars, ajo shkroi në Instagram, “Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”. Ajo shpjegoi më tej: “Ne thjesht nuk ndiheshim sikur ishte për të. Thjesht doja të ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo.”

Teksa ende nuk ka e ka zbuluar emrin e ri të djalit të saj 2-muajsh, Kylie foli për jetën e saj si nënë e dy fëmijëve në Instagram muajin e kaluar. “Dua të them vetëm se paslindja ime nuk ka qenë e lehtë. Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”.

Duke thënë se është “në rregull të mos jesh mirë”, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” vazhdoi: “Sapo kuptova se po ushtroja pak presion mbi veten time dhe thjesht vazhdoj t’i kujtoj vetes se kam bërë një njeri, një djalë të bukur të shëndetshëm dhe ne duhet të ndalojmë së bëri presion për t’u rikthyer te format që kishim para shtatzënisë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al