Kylie Jenner u bë nënë për herë të dytë para pak ditësh. Modelja dhe reperi i mirënjohur, Travis Scott publikuan një foto të dy fëmijëve, ku i dukej vetëm dora për të lajmëruar kështu ardhjen në jetë të djalit të tyre.
Por prej më shumë sesa 10 ditësh, supermodelja kishte preferuar që ta mbante emrin e djali sekret. Të paktën deri ditën e djeshme, ku ajo është ‘dorëzuar’ dhe ka zgjedhur ta publikojë vetë emrin.
Në fakt çudia nuk ka qenë e vogël për të gjithë ndjekësit kur kanë mësuar se Kylie e ka quajtur djalin Ujk. Në fakt në anglisht, emri i vogëlushit tingëllon më i bukur, ndonëse një nga emrat më të çuditshëm që mund të jetë dëgjuar. Wolf Webster është pjesëtari më i ri i familjes së famshme. Kujtojmë se çifti janë prindër i një vajze 4-vjeçare, e quajtur Stormi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al