Surpriza e Instagram: Baby Webster në ‘Ditën e baballarëve’.
Kylie Jenner ndau në rrjetet sociale një tjetër foto të rrallë të djalit të saj dhe Travis Scott. Në foton në fjalë shihej i vogli 4-muajsh në krahët e Travis ndërsa muzikanti është në shtrat duke konsumuar diçka. Pranë tyre duke dremitur është vajza e çiftit Stormi Webster, 4 vjeç.
“Gëzuar ditën e baballarëve babi”, -ka shkruar Kylie në mbishkrimin e postimit. “Të duam.”
Në foto, Kylie mbuloi fytyrën e djalit të saj me një emoji zemre. Ajo dhe Travis nuk e kanë treguar ende atë publikisht dhe gjithashtu nuk e kanë zbuluar emrin e ri të djalit që kur e ndryshuan atë në fillim të këtij viti.
Travis mori gjithashtu një urim për ‘Ditën e Baballarëve’ nga nëna e Kylie, Kris Jenner, e cila ndanë një postim për gjithë baballarët në familjen e saj. Që kur lindi djalin në shkurt, Kylie ka ndarë disa foto të tij duke mos ia treguar asnjëherë portretin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al