Kylie Jenner , bukuroshja e reality show-t “Keeping Up With the Kardashians” ka treguar publikisht një situatë në jetën e saj vite më parë, kur ajo ishte 15 vjeç. Edhe Kylie ka pasur pasiguri lidhur me pamjen e saj të jashtme, si shumica e adoleshentëve në ditët e sotme.
“Unë isha 15 vjeç dhe isha e pasigurt për bukurinë e buzëve të mia. I kisha vërtet të holla”,- i ka treguar ylli i reality show-t terapistit të saj.
Jenner ka treguar se pasi ka dhënë puthjen e parë me një djalë ka përjetuar një moment vërtet të keq pasi djali e ka kritikuar, duke i thënë se buzët e saj ishin shumë të vogla.
“E përjetova shumë keq. Kur ti pëlqen një djalë dhe ai të thotë këtë fjali, pa diskutim që nuk të vjen mirë. U ndjeva e padëshiruar dhe kërkova të kisha buzë më të mëdha. Më mbeti në mendje”,- ka rrëfyer Kylie në episodin e së dielës në “Keeping Up With The Kardashians”.Të gjithë e dimë se sot ajo ka përsosur shumë detaje në trupin e saj falë ndërhyrjeve të shumta estetike dhe është një personazh që gjithmonë di ta ketë sensin e protagonizmit në gjithçka që bën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al