Kylie Jenner dhe Travis Scott janë parë së bashku në publik për herë të parë në pesë muaj. Çifti me famë botërore ka qëndruar larg vëmendjes pas tragjedisë në koncertin e Astroworld në Houston ku humbën jetën 10 persona në nëntor 2021.
Ata kanë vendosur që të dielën ta kalojnë bashkë me vajzën e tyre Stormi Webster në Disneyland në Kaliforni. Të dy ishin veshur me ngjyra të errëta, por vajza e tyre, katër vjeçare, ishte e veshur me ngjyra më të ndezura teksa dukej se ishte e emocionuar për udhëtimin, lodrat dhe ushqimet që po shijonte në parkun e famshëm.
Kylie kishte veshur një xhaketë të zezë me kapuç, xhinse të gjera me xhepa anash dhe një palë atlete të bardhë, blu dhe gri. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” mbante një çantë të zezë rreth trupit të saj, ndërsa flokët i mbante të lëshuara.
Ndërkohë, Travis u pa me një kapele të zezë dhe një palë vathë diamanti me miqtë e tij. Kurse Stormi kishte veshur një bluzë “Space Jam” me pantallona të zeza lëkure dhe atlete të bardha, ndërsa mbante gjithashtu veshët ‘Minnie Mouse’.
Jenner dukej të ishte në gjendje të mirë shpirtërore ndërsa mbante një unazë rreth në gishtin e martesës. Nuk dihet nëse ajo mund të jetë e martuar apo fejuar fshehurazi me Travis, por këto foto i shtuan dyshimet që ekzistonin kohët e fundit.
Kylie dhe Travis dy muaj më parë u bënë prindër për herë të dytë, emri i të cilit ishte fillimisht Wolf, por ata kanë vendosur ta ndryshojnë atë dhe nuk e kanë publikuar ende emrin e ri.
Kjo është një pamje e rrallë nga Travis dhe Kylie, të cilët kanë qëndruar larg syrit të publikut. Scott u pa për herë të fundit në publik këtë fundjavë në një festë para “Grammy” në Los Angeles.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al