5 Tetor, 2017

La Gjermanin për ISIS, gruaja e penduar kërkon t’i prekë zemrën Merkelit me këtë letër


Një grua e cila la tre fëmijët dhe burrin për t’ju bashkuar ISIS thotë se është penduar dhe se dëshiron të kthehet në Gjermani. Nadia Ramadan, 31 vjeç, u nis për në Siri në vitin 2014 dhe krijoi një familje të re, por tani dëshiron të kthehet në Gjermani. Duke u shfaqur në një video me djalin e saj në krah, ajo i drejtohet kancelares Angela Merkel, duke thënë se ajo “bëri një gabim” dhe se ka nevojë për ndihmën e saj.

“Ju lutem, kam nevojë për ndihmën tuaj, ju lutemi na ndihmoni. Do të doja të kthehesha në Gjermani me dy fëmijët e mi. Ju lutemi na ndihmoni që të kthehemi në Gjermani sa më shpejt. Unë dua që fëmijët e mi të rriten si të tjerët. Që fëmijët e mi të shkojnë në kopsht dhe të shkojnë në shkollë “-shkruan ajo.

Sipas raporteve Nadia u largua nga Siria në fillim të vitit 2017. Ajo u ndalua në një pikë kontrolli kurde, kaloi 18 ditë burg dhe më pas u dërgua në një kamp refugjatësh në Ain Issa, në seksionin për anëtarët e ISIS. Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Gjermane konfirmoi se shtetësia e saj gjermane nuk do të revokohet. Ambasada në Ankara po përpiqet ta marrë atë dhe fëmijët e saj në Gjermani përmes Turqisë. Forcat e sigurisë kurde ranë dakord t’ia dorëzojnë atë diplomatëve gjermanë, por nëse kthehet në Gjermani ajo do të përballet me gjyqin federal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al