Lady Gaga mund të jetë Harley Quinn e ardhshme…
“Hollywood Reporter” shkruan se ajo është në bisedime për t’iu bashkuar yjeve të tjerë për vazhdimin e “Joker” të regjisorit Todd Phillips. Këngëtarja është në garë për ta portretizuar ish-psikiatren, e cila në filmat e deritanishëm ka qenë ndihmësja e Jokerit, por edhe si e dashura e tij.
Në filmin “Suice Squad” rolin e Harley e ka luajtur aktorja Margot Robbie, ndërsa ai version ishte edhe figura qendrore në filmin me superheronj, “Birds of Prey”. Ende nuk janë zbuluar detajet e vazhdimit të “Joker”, por Joaquin Phoenix pritet të kthehet në rolin e protagonistit kryesor, ndërsa është thënë se zhanri i filmit të ri do të jetë musical.
Regjisori Todd Phillips zbuloi se nëntitulli i filmit është “Folie à Deux” – një referencë për një sindromë psikiatrike në të cilën dy njerëz ndajnë një iluzion, i cili mund t’i referohet Quinnit.
Rolet e Lady Gaga në projektet filmike deri më tani kanë rezultuar shumë të suksesshme. Për filmin “A Star Is Born” me Bradley Cooper, ajo u nominua për çmimin Oscar për ‘Aktoren më të mirë’, ndërsa në të njëjtën kategori konkurroi për BAFTA dhe Golden Globe për filmin “House of Gucci”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al