13 Shtator, 2017

Lady Gaga zbulon të vërtetën mbi veten, vuan nga një sëmundje e rëndë


Pak kohë më parë në konferencën për dokumentarin për jetën e saj private dhe artistike, Lady Gaga dha një deklaratë që mërziti gjithë fansat e saj. Ajo u shpreh se do të heq dorë për pak kohë nga muzika. Faktet e dala sot në media tregojnë mesa duket arsyen se përse këngëtarja është tërhequr përkohësisht nga karriera e saj.

 

Vetë Gaga ka zbuluar se ajo po përballet me sëmundjen Fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje dhe butësi në zonat e lokalizuara), për të cilën ajo do të jap detaje në dokumentarin e saj të ardhshëm “Gaga: Five Foot Two”.

“Në dokumentarin tonë, dëshiroj të ndihmojënë rritjen e ndërgjegjësimit dhe lidhjen e njerëzve që e kanë atë”, ka shkruar Gaga në llogarinë e saj në Twitter.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al