27 Shtator, 2017

Lajme të mira nga Fjorentina e BB9, nis punën në Top Channel


Fjorentina Halili ka qenë një nga banoret më të përfolura të BB9, e cila ishte shumë protagoniste gjatë programit si për karakterin e saj dhe për raportin që ndërtoi me Olsin. Por jashtë shtëpisë së BB9 , Fiorentina ushtronte profesionin e grimieres.

Ashtu siç ju premtua edhe gjatë natës finale të Big Brother Albania, Fjorentina Halili ka nisur punë si grimiere në Top Channel.

Ka qenë vetë Fjorentina, e cila ka publikuar në rrjete sociale foto nga grimi i Top Channel, duke treguar në këtë mënyrë se ka nisur punën e re dhe që e dëshironte aq shumë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al