4 Tetor, 2017

Lajmi i mirë, këngëtari i famshëm shqiptar nominohet në MTV


Ditën e sotme janë lancuar nominimet për kategoritë në “MTV European Music Aëards”, që do të mbahet në Londër me 12 Nëntor , prezantuesja e të cilit do të jetë këngëtarja me orgjinë shqiptare Rita Ora.

Taylor Swift është artistja që ka më shumë nominime (gjashtë  të tilla), e ndjekur nga Shawn Mendes me pesë nominime.

Por ajo që na lumturoi më shumë është fakti që pjesë e MTV do të jetë edhe një shqiptar që po arrin të ketë një sukses të madh sidomos në shtetin fqinj Itali.

Ai është Ermal Meta i cili pasi fitoi vendin e tretë në festivalin më të rëndësishëm në Itali atë të “Sanremos”, i cili  tashmë është nominuar në kategorinë “Best Italia” në MTV Europe Music Awards. I urojmë shumë suksese!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al