Teksa lajmi se romanca e Channig Tatum dhe Zoë Kravits ka mbaruar bëri bujë, mësohet edhe arsyeja e ndarjes së tyre.
Burime të afërta për çiftin bërën me dije se çifti kuptuan se nuk funsksionin dot së bashku mbasi mbaroi turneu i tyre për shtyp.
“Romanca e aktorëve të “Blink Tëice” u shua shpejt pas përfundimit të turneut të tyre për shtyp. Në fund të fundit, pasi projekti përfundoi, ata e kuptuan se ishin në përputhje me njëri-tjetrin për ato çfarë dëshironin të bënin,” tha burimi.
Sipas burimit të brendshëm, Tatum është një njeri familjar dhe shumë i lidhur me vajzën e tij, ndërsa Kravitz është e fokusuar në karrierën e saj, kështu dyshja përfundimisht vendosi se nuk mund të vazhdonin më bashkë.
“Ka ende shumë dashuri mes tyre dhe ndarja ishte miqësor,” shtoi burimi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al