15 Mars, 2021

“Lali Eri më fitoi zemrën!”/ Çiljeta Xhilaga kalon me Partinë Socialiste, del me Veliajn në Kavajë! Ja këshillat që jep për të rinjtë


Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është shfaqur sot në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi me të rinjtë në Kavajë.

Këngëtarja, e cila në të shkuarën kishte dalë hapur në mbështetje të Partisë Demokratike, në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha, sot është shfaqur me ekipin socialist duke u shprehur se “Lali Eri i ka fituar zemrën”. 

“Di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ata djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri me zemër të madhe, të paktën si e kam njohur unë kohët e fundit”, shprehet Çiljeta.

“Sot te ju shoh veten time para shumë vitesh kur kisha shumë ëndrra dhe pasione. Ajo këshillë që do t’ju jepja është që vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do të zgjojë çdo gjë që ju ti shkoni ëndrrës tuaj deri në fund. Kush e sheh veten si Lali Eri i ardhshëm, kjo ishte këshilla ime, ndiqni zemrën tuaj. Suksese Lali Eri!”, vijon ajo.
ciljeta berisha veliaj

NDERI PËR BABANË 

Çiljeta Xhilaga ka treguar se kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka ndihmuar në periudhën e saj më të vështirë, kur i ati ishte në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit, që i mori edhe jetën. Në një rrëfim në emisionin “Jashtë Loje”, Çiljeta u shpreh se Veliaj i kishte bërë një veprim për të cilin ajo tha se e falënderon shumë, por pa e specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më. Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të. Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me vdekjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht”, u shpreh Xhilaga.

KUR BERISHA PËRPLASEJ ME RAMËN PËR ÇILJETËN

Këngëtarja e njohur ishte një mbështetëse e palëkundur e Partisë Demokratike gjatë mandatit të dytë në pushtet, kur selia blu drejtohej nga Sali Berisha. Çiljeta ishte pjesë e koncerteve festive të demokratëve, ndër të cilat ai që festonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Për këtë temë Sali Berisha do të përplasej në Kuvend me Edi Ramën, kur ky i fundit erdhi në krye të qeverisë në vitin 2013.

Kryetari juaj të nderuar socialistë tha se nuk feston dot për statusin dhe më pas merret dhe sulmon artisten e nderuar, Çiljetën. Sepse këndoi, në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një kohë kur kryetari juaj nxinte me portretet e Enver Hoxhës. Të kishte pasur 1 të 100-ën e perfomancës artistike të Çiljetës nuk do ishte një piktor mjeran i dështuar sic është”, shprehej Berisha në Kuvend.

Ky fjalim shkaktoi momente ilariteti në sallën e Kuvendit, ku Rama dhe deputetë të tjerë të PS-së nuk i mbajtën të qeshurat.

Ciljet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al