31 Korrik, 2024

Lamine Yamal në një romancë të re dashurie? Ja detajet që zgjuan dyshimet mes thashethemesh për ndarje nga Alex Padilla


Fama e Lamine Yamal arriti përtej kufijve në një moshë kaq të re që nga Kampionati Evropian. Në mes theshethemesh për ndarjen me Alex Padilla ku kjo e fundit u akuzua për tradhëti ndaj futbollistit, së fundmi Yamal shihet me një vajzë tjetër.

Ishte një foto me Lamine Yamal e cila zgjoi spekulimet se ai po shijon një romancë të re. Sports Nigeria pretendon se është parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve të tij dhe thashethemet sugjerojnë se ajo mund të jetë Jacque Ligero.

Ligero është një modele spanjolle dhe një influencere e rrjeteve sociale, dhe ajo pretendohet të jetë 27 vjeçe, 10 vite më shumë se mosha e Yamal.

Edhe pse nuk dihet shumë për të, ajo ka afro 40 mijë ndjekës në Instagram, por nëse të dy janë në lidhje nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ata të dy ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin e tyre social Instagram.

Më parë u përfol se Ligero kishte një përfshirje romantike me Tino Livramento të Newcastle United.

Në të kundërt, Yamal ka qenë privat, fillimisht për marrëdhëniet e tij. Spekulimet për një romancë të mundshme mes Yamal dhe Padilla u ndezën kur ajo u pa mes familjeve të lojtarëve spanjollë gjatë një ndeshjeje.Dyshja janë parë duke pushuar në ishujt Kos, Greqi vetëm 10 ditë më parë.Megjithatë, Padilla u pa në një live ulur në prehrin e një tjetri, gjë që çoi në spekulime se e ka tradhtuar futbollistin.

Kujtojmë që vetë 17-vjeçari nuk ka reaguar për asnjë nga këto ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al