30 Maj, 2018

Lamtumirë mes lotësh për aktorin e njohur që vdiq në aksident, miku tregon momentet e fundit


Aktori i njohur edhe për shqiptarët, i serialit “Ertugrul”, Arda Oziri, u përcoll ditën e marte mes lotësh për në banesën e fundit, pak ditë pasi humbi jetën në një aksident tragjik, pak pasi ishte ndarë nga shoku me të cilin kishte parë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Ka qenë ora 3:30 e mëngjesit të së dielës kur motori me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me barrierat në një lagje të Stambollit.

Të afërm, miq, kolegë e shokë të 39-vjeçarit u mblodhën në Izmir të Turqisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit nga salla e Unversitetit të Arteve të Bukura, ku edhe ishte diplomuar.

Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë ishin edhe aktorët e shokët e ngushtë, Burak Altay e Riza Kocaoglu.

Kocaoglu, i njohur për rolet në serialet “Ezel” dhe “I infiltruari” kujtoi se Arda, me të cilin kishte kaluar shumë vite në të njëjtën klasë, ishte rritur përpara të tjerëve pasi kishte humbur edhe babanë në moshë shumë të re.

“Ishte më i shpejti ndër ne. Edhe tani e provoi këtë”, tha Kocaoglu, ndërsa nëna e aktorit Belkis Oziri dhe e motra Sohret Eyipisiren, mezi qëndronin në këmbë.

Pas disa vitesh aktivizim vetëm në teatër, Arda Oziri u rikthye në ekran me serialin e suksesshëm “Ertugrul”, ku luajti rolin e Goktug, njeriut të besuar të Sadetin Kopek.

Miku i tij i ngushtë, Cengiz Çolak ka rrefyer per “hurriyet” momentet e fundit te aktorit:

“Mbrëme ai ishte me mua për të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme, qeshëm shumë. I thashë, “mos shko në këtë orë, rri këtu”, por doli rreth ores 3:00 të mëngjesit. Ai u aksidentua. Kam humbur një mik të ngushtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al