18 Shtator, 2017

Lamtumirë rrudha, Robert Berisha bën botox ballin, fansat e kritikojnë


Kohët e fundit shumë vajza të njohura të showbizit shqiptar janë vënë në qendër të kritikave për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale për të përsosur dimensionet e pamjes së tyre të jashtme, por mesa duket edhe djemtë nuk kanë mbetur mbrapa dhe nuk kanë më komplekse të shfaqen guximshëm kur duan të bëjnë një operacion plastik.

 

Është këngëtari Robert Berisha i cili së fundmi ka bërë botox në zonën e ballit për të zhdukur rrudhat .

Të kujdesesh për pamjen e jashtme, aq më tepër kur je personazh publik, nuk ka asgjë të keqe, por komentues të shumtë nuk kanë reaguar mjaft mirë.

 

Megjithatë Roberti nuk i druhet aspak kësaj, dhe ka qenë pikërisht ai që ka postuar foto dhe video nga procesi, ku shprehet se është mjaftueshëm i lumtur.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al