Lana Del Rey është zyrtarisht një grua e martuar. Këngëtarja i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Jeremy Dufrene, vetëm një muaj pasi u zbulua romanca e tyre.
Çifti shkëmbyen betimet pranë ujit në Des Allemandes, Luiziana, në një ceremoni të thjeshtë të enjten, 26 Shtator. Në imazhet e publikuara, 39 vjeçarja shihet duke ecur drejt altarit shoqëruar nga babai i saj Robert Grant, ndërsa mban një buqetë me lule në dorë.
Lana Del Rey, e cila ka një pasur me vlerë prej 30 milionë dollarësh, dukej mahnitëse e veshur me vello.
Këngëtarja i tha “Po”, parnerit të saj, Dufrene, i cili është baba i tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.
Dasma dhe pritja u mbajtën përgjatë portit publik, me tavolina të panumërta të vendosura nën tenda të bardha mbi bar.
Motra e artistes me famë botërore, Caroline Grant dhe i vëllai Charlie Hill-Grant ishin pranë 39-vjeçares në ditën e saj të veçantë.
Mbetet e paqartë nëse nëna e saj Patricia Ann Hill ishte apo jo e pranishme në ceremoni.
Lana Del Rey u takua për herë të parë me Dufrene, përpara se të shihej duke u kapur për dore me të më 25 gusht në Angli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al