15 Mars, 2022

Larg perfeksionit të Instagramit, kjo foto e Taynës gjatë koncertit po bën xhiron e rrjetit


Përherë të kuruara, me një pamje ideale, shpesh pa defekte dhe të krehura e stiluara në mënyrën më të mira- është kjo panorama që mbizotëron kryesisht në profilet zyrtare të vajzave të njohura të showbizit shqiptar në rrjetet sociale.

 

Jo për tu dukur cinikë, por shembuj të shumtë kanë treguar se pjesa më e madhe e këtyre fotove në rrjetet sociale janë shumë të edituara dhe me ndërhyerje të shumta. Çka do të thotë se në fund të ditës edhe ato janë njësoj si gjithë ne, jo perfekte.

Së fundmi, ‘pre e demaskimit’ në rrjetet sociale ka rënë reperja e njohur nga Kosova, Tayna. Dikush ka shkrepur një foto të artistes gjatë një koncerti dhe diferenca me fotot e saj në Instagram është mëse e dukshme.

Reperja shfaqet larg perfeksionit të Instagramit, me grimin e lëkurën perefkte, përher e kuruar. Megjithatë, rol në këtë diferencë të madh luan padyshim edhe pozicioni i fotos apo mënyra si është shkrepur.

Shpesh nga ekspertë të fushave të ndryshme është thënë se look-u perfekt që reklamohet në rrjetet sociale rrit pasiguritë dhe mungesën e vetëbesimit tek të tjerët. Në këto kushte, gjithnjë bëhet thirrje dhe promovohet të qenurit vetvetja, qoftë edhe më probleme të ndryshme që gjithsecili i ka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al