6 Nëntor, 2017

Largohen Xheni dhe Benardi, ja kë do të shihni sot në “Dance with me”…


Kohëve të fundit është përfolur shumë për ndarjen e Xhenit dhe Benardit, por nuk ka qenë vetëm ky shqetësimi, pasi në lojë ishte dhe ecuria në “Dance With Me”.

Pak ditë më parë Xheni është nisur drejt Italisë ku dhe ka krijuar shumë dyshime se çdo të ndodhë me spektaklin. Por mesa duket pas ndarjes erdhi edhe fundi i aventurës së kërcimit.

Risultati immagini per xheni dhe benardi ne dance with me

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Blitz.al se ata nuk do të konkurrojnë më në “Dance With Me” dhe pjesë e këtij spektakli do të bëhet aktori/regjisori Drilon Hoxha.

Nuk dihet se kush do të jetë partnerja e tij në kërcim, gjithësesi kjo mbetet për t’u parë sonte.

“Thuaj që je boss” ka qenë batuta e Drilonit në filmin e tij “Drejt fundit”, që bëri xhiron e rrjetit. Por jo vetëm kaq, ai është duke u përgatitur për një tjetër film, “Dashuria s’mjafton”, i cili pritet të dalë së shpejti. Derimë tani jemi mësuar ta shohim regjisorin të përfshirë në rolet e tij (ku vret dhe e vrasin) por a jua merrte mendja se do ta shihnit duke kërcyer?

Me siguri jo, por që sot mund ta ndiqni çdo të hënë në “Dance with me”, në TV Klan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al