2 Shkurt, 2024

Lediona nis një romancë me ish-futbollistin shqiptar në “Big Brother VIP”? Rrëfen banorja: Bëhet xheloze kur…


Pas çiftit Meriton-Ilnisa dhe Bardhi-Sara mesa duket një tjetër çift do të krijohet së shpejti në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Bëhet fjalë për gazetaren Lediona Xheladinaj dhe Grabriele Mezini të cilët kohët e fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Megjithatë së fundmi Meri Shehu teksa po bisedonte me banorët ka treguar se ka vënë re se dyshja kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se Lediona bëhet xheloze kur ajo qëndron me banorin.

Ka krijuar atë copë lidhje dhe bën sikur… Lediona në filmim bëhej xheloze kur unë rrija me Gabrielen ma bënte kështu (bën me duar). Në fillim Gabrielen e kam pasur unë shok në kuptimin e shoqërisë dhe ma morën. Unë nuk kisha ndonjë interes Lediona, Ervini dhe biqiruqi u bënë bashkë kapën edhe Gabrielen.”- tha Meri.

Mirëpo presim të shikojmë se çfarë do të ndodhë mes dyshes në ditët në vijim.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al