Ledri Vula nuk menaxhohet më nga Faton Shoshi dhe mungesa e tij u vu re edhe në koncertin e tij të fundit në Australi, i mundësuar nga Alessio Alia.
Dy shokët ishin të pandarë kur vinte puna te gjithçka lidhej me karrierën e reperit, por para disa kohësh u bë i ditur lajmi se Ledri nuk ishte më nën menaxhimin e Shoshit. U aludua për hatërmbetje mes të dyve, por këtë herë ka qenë radha e Fatonit për të thënë dy fjalë lidhur me çështjen.
Ai tregoi se mes djemve nuk ka hatërmbetje: “Me Ledrin nuk kemi pas probleme, vazhdojmë të jemi shokë”.
Sipas “IndeksiOnline”, zgjedhja për të ndaluar bashkëpunimin ka ardhur nga Shoshi, i cili nuk kishte mundur të përballonte më tej menaxhimin e Ledrit, pasi ky i fundit është artist i madh. Por tashmë që karrierën po e vazhdon i vetëm, duket se lajme të mira kemi nga jeta private e reperit.
I konsideruar si Don Zhuani i muzikës, duket se Ledri tashmë ka gjetur stabilitetin në dashuri, ndoshta dhe për shkak të pjekurisë tashmë, pasi këtë verë ai do të festojë 35- vjetorin.
Tashmë nuk ka më dyshime që Ledri Vula dhe vajza nga Kosova e rritur në Zvicër, Sara Hoxha, jo vetëm janë bashkë, por kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në distancë.
U bë kohë që flitet për një romancë të reperit Ledri Vula dhe një vajze simpatike, e cila nuk është pjesë e showbizz-it shqiptar, Sara Hoxha. Destinacionet e tyre të përbashkëta dhe marrëdhëniet e mira që Sara Hoxha ka me miqtë e ngushtë të Ledrit vërtetojnë se çifti janë bashkë.
Megjithatë, ata asnjëherë nuk e kanë pranuar diçka të tillë. Tashmë që lajmi është bërë mediatik, bëhet gjithnjë e më e vështirë që Ledri dhe Sara ta shijojnë romancën e tyre larg vëmendjes sonë. Pas pushimeve të fundit në destinacionet luksoze, ata shihen gjithmonë e më pranë familjarëve të tyre.
Ata janë fotografuar në evente të ndryshme apo festa ditëlindjesh, ku shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kështu ndodhi në ditëlindjen e 27-të të Sara Hoxhës, ku reperi u kujdes ta surprizojë atë me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe rozë e ajo nuk hezitoi t’i ndante edhe me ndjekësit e saj.
Reperi i dashur është përfolur shpesh në media për marrëdhëniet e tij me femrat. Por tashmë të gjitha thashethemet kanë marrë fund, pasi ai ka në krah vetëm një vajzë, të cilën e ka zgjedhur larg botës së showbizz-it. Thuhet se vajza në fjalë është mbesa e Telat Agollit, kampionit të peshëngritjeve. Ajo quhet Sara dhe jeton në Gjermani.
Edhe pse nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre, reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara në showbizzin shqiptar. Ata të dy kanë zgjedhur të heshtin për romancën e tyre, duke e përjetuar atë në privatësi, mirëpo fotot dhe videot që qarkullojnë online i kanë nxjerrë zbuluar.
Tashmë Sara është një personazh mjaft i ndjekur në “Instagram”, aty ku së fundmi e ka bërë dhe profilin publik, në mënyrë që të gjithë të shohin fotot nga përditshmëria dhe udhëtimet e shumta që bën. Kurioziteti është shumë i madh për Sarën, duke qenë se është dhe partnerja e një prej reperëve më të kërkuar në tregun shqipatar. Po kush është Sara, ajo e ka zbuluar vetë.
Së fundmi ka realizuar një miniintervistë me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku u është përgjigjur pyetjeve të bëra, duke na zbuluar shumë detaje për veten, që nuk i dinim më parë për të.
Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç dhe 1.64 cm e gjatë. Mes “Samsung” dhe “Iphone”, ajo zgjedh këtë të fundit, madje tregoi se fotot e saj i rregullon vetëm me efektet e telefonit, ndonjëherë përdor programin “VSCO”.
Sara nuk e frekuenton palestrën, nuk përdor fare krem për fytyrën e saj (fondatinë), madje as nuk shikon televizion shqip. Ajo ka shumë stil dhe kohët e fundit bën jetën e një blogereje. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al