18 Mars, 2021

Ledri Vula humb personin e shtrenjtë të familjes: Kurrë më në prehrin tënd…


Ledri Vula ka ndarë sot me të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale një lajm të trishtë.

ledri vula (8)

Reperi ka humbur një nga personat më të shtrenjtë në familjen e tij, gjyshin!

Këngëtari publikoi një foto me të ndjerin, në të cilën shihet se ka mbështetur kokën në prehrin e tij, ndërkohë që ai e përkëdhel tek flokët.

ledri vula (7)

Kurrë më në prehrin tënd gjysh”, shkroi reperi krahas postimit.

ledri vula (3)

Edhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha ka publikuar në Instastory një foto ku shihet duke kërcyer me gjyshin e tij.

sara hoxha ledri vula (5)

Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar, më ke falur një dashuri që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtura nëse Ledri bëhet sikur vetëm sa gjysma jote.

Ty dhe madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj, po aq sa e trishtuar që nuk arriti të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë… Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë!”, ishin fjalët e Sarës.

ledri vula (9)

Ledri ka qenë shumë i lidhur me gjyshërit e tij e këtë e ka treguar me anë të videove që postonte herë pas here edhe në rrjete sociale.

ledri vula (1)

Një ndër kujtimet më të bukura me të është edhe momenti kur mësoi se Ledri do të bëhej baba, ku nisi të kërcente nga gëzimi.

ledri vula (2)

Ndërsa videot kur ai kërcente e këndonte me këngët e nipit në sfond, edhe pse nuk ua dinte tekstin, kanë qenë të shumta.

ledri vula (10) ledri vula (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al