27 Shtator, 2017

Ledri Vula po mendon t’i futet politikës…?


Reperi nga Kosova, Ledri Vula na ka bërë të dyshojmë pas një postimi të tijin të fundit dhe të mendojmë se ai po e sheh arenën e politikës si një të ardhme të radhës.

Shumë nga reperët e skenës në Kosovë e kanë provuar politikën, disa janë ende në politikë siç është Memli Krasniqi dhe disa të tjerë e kanë lënë.

Ai që e ka lënë dhe i është kthyer muzikës me një përkushtim edhe më të madh është reperi Genc Prelvukaj.

Por, në një foto të re që Ledri ka postuar nëpër rrjetet sociale, duket se edhe ai ka dëshirë që ‘t’i futet jetës zyrtare’ në vend.

“Zyrtar i lartë aty”, ka shkruar Ledri derisa ka qenë i veshur me kostum seriozë, ndryshe nga stili i tij i zakonshëm.

Nuk dihet se cili ka qenë synimi i reperit, apo ndoshta ai kështu po ia bën me sy politikës .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al